Shit ose të shitën

1300 L

Categories: SKU: 9789928265791

QOFTË NËSE JE AGJENT SHITJESH, MENAXHER SHITJESH, APO SIPËRMARRËS, KY LIBËR ËSHTË UDHËRRËFYESI YT QË T’I SHESËSH KUJTDO ME EFIKASITET VETEN TËNDE, PRODUKTET DHE IDETË E TUA!

 

 

“Pas një jete përvojë me shitjet, e mbështes me gjithë zemër këshillën e Grant Cardone-it. Ai më ka shitur”.

—Harvey Mackay, autor i bestsellerit të New York Times, Swim with the Sharks Without Being Eaten Alive

 

“Grant Cardone ofron një qasje origjinale dhe novatore për maksimizimin e suksesit dhe të potencialit tënd. Një libër i shkëlqyer, novator dhe i thellë”.

—Joseph W. Lineberry, Microsoft Corporation

 

Shit ose të shitën duhet të jetë në bibliotekën e çdo sipërmarrësi dhe CEO-je, si një burim i asaj që DUHET të dish, për ta çuar jetën dhe karrierën tënde në majë”!

—Mike Bertolino, ortak te Ernst & Young

 

Shit ose të shitën nuk është vetëm për shitësit. Është një libër për bindjen efektive që vlen për këdo që ka nevojë të ndikojë dhe të motivojë të tjerët, që nga prindërit, mësuesit, menaxherët, trajnerët, etj”.

—Dr. Tony Alessandra, autor i The Platinum Rule

 

ÇDO GJË NË JETË ËSHTË SHITJE DHE ÇDO GJË QË DËSHIRON ËSHTË KOMISION.

Qoftë nëse dëshiron të shesësh produktin e kompanisë tënde në mbledhjen e bordit, apo t’i shesësh vetes ushqyerjen e shëndetshme, gjithçka në jetë mund dhe duhet trajtuar si shitje. Siç shpjegon eksperti i shitjeve, Grant Cardone, të dish parimet e shitjes është parakusht për suksesin në çdo fushë. Në librin Shit ose të shitën, Cardone zbërthen teknikat dhe qasjet e nevojshme për të mjeshtëruar artin e shitjes në çdo formë. Do të mësosh se si të menaxhosh refuzimin, të përmirësosh situatat negative, të shkurtosh ciklin e shitjes dhe të garantosh madhështinë për veten. Cardone do të të mësojë gjithashtu themelet e suksesit për të:

  • Shitur kur ekonomia është në rënie
  • Kapërcyer hezitimin për të telefonuar
  • Pasur klientë të rinj
  • Qëndruar pozitiv, pavarësisht refuzimit

 

Nga autori bestseller i New York Times i Rregulli 10X, Shit ose të shitën do të ndryshojë mënyrën se si e percepton shitjen – dhe jetën.

Grant Cardone është një ekspert ndërkombëtar shitjesh, trajner shitjesh, autor bestseller i New York Times dhe një folës motivues i njohur në mbarë botën për shitjen, suksesin, financën, pronat e paluajtshme dhe motivimin. Cardone është themeluesi i Information Assisted Selling, një proces shitjesh i shekullit 21, i cili trajnon profesionistët dhe organizatat, në mënyrë që t’u përshtaten blerësve që ndryshojnë vazhdimisht, epokës së informacionit, rritjes së konkurrencës dhe pasigurisë ekonomike. Ai dhe kompanitë e tij punojnë me kompani të Fortune 500, që interesohen të shtojnë shitjet duke përpunuar procesin e shitjes, i cili si rrjedhojë përmirëson përvojën e shitjes. Së fundmi, Cardone themeloi një universitet online me vlerë disa miliona dollarë, i cili u mundëson organizatave të shitjes trajnime, motivime dhe zgjidhje për shitjet e tyre (CardoneUniversity.com). Cardone del vazhdimisht në televizionet Fox News, CNBC, MSNBC, CNN dhe Bloomberg, për bizneset dhe informacionet e tij. Aktualisht jeton me gruan e tij, aktoren Elena Lyons dhe dy vajzat e tyre në Miami Beach, Florida. Mëso më shumë përmes: GrantCardone.com, CardoneUniversity.com

 

Përkthyese:

Maniela Sota

Kopertina:

E butë

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Shit ose të shitën”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top