“Ky libër i jep një grusht knockout çdo gjëje që po të pengon”.
—Cheryl Strayed, autore e Wild
Le të jemi të sinqertë – askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s’je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.
Mamaja ime, e cila ka vendosmërinë e një bulldog-u dhe shan si një shofere kamioni, ma shpjegoi kështu: “Asgjë në jetë nuk është e ndërlikuar. Mund të arrish gjithçka që do nëse përvesh mëngët, i futesh punës dhe e realizon. Çdo gjë është e mundur”.
Qoftë nëse do të largohesh nga puna pa krye, të thyesh një varësi, të mësosh të kërcesh, të shërosh një marrëdhënie, të rritësh një biznes, të zotërosh paratë e tua, të udhëtosh botën, apo të zgjidhësh urinë globale, Çdo gjë është e mundur do të stërvisë trurin tënd që të mendojë me më shumë kreativitet dhe pozitivitet – sidomos përballë vështirësive.
Libra të ngjashëm
-
12 rregulla për jetën
1500 L -
Drive
1000 L -
Stoiku i përditshëm
1500 L -
Joshi femrat me sinqeritet
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.