Rruga drejt suksesit

2000 L

Categories: SKU: 9789928265586

Vlerësime për Rruga drejt suksesit
“Rruga drejt suksesit është një libër që duhet lexuar patjetër, i mbushur me përvojat e një prej historive më të shkëlqyera të suksesit në biznes në këto tridhjetë vitet e fundit – Blackstone. Në këtë libër, Steve Schwarzman rrëfen rrugëtimin e tij dhe të Blackstone drejt majës së biznesit global. Ky libër është përplot me njohuri origjinale dhe përvoja personale të cilat të gjithëve – nga studentët te CEO-t – do t’u duken të prekshme dhe do të mësojnë”.—JACK WELCH

“Tregimi i vërtetë i rrugës drejt suksesit nga një burrë i cili mund t’i kthente ëndrrat në realitet”.
—RAY DALIO

“Mësimet e jetës së Steve-it më sfidojnë të mendoj për gjëra më të mëdha dhe të lëviz edhe më shpejt. Njohuritë e tij vlejnë si për punën tonë, ashtu dhe për jetën tonë personale, kurse lidershipi i tij ka trupëzuar gjithmonë parimin për të bërë gjënë e duhur, edhe kur kjo është e vështirë. Steve na sfidon të gjithëve që të jemi liderë më të mirë, qytetarë më të mirë, njerëz më të mirë”. —MARY BARRA

“Një seri reflektimesh të thella të nxjerra nga jeta e jashtëzakonshme e autorit, i cili e ka lënë tashmë gjurmën e tij në botën e financës, politikës, arsimimit, dhe si rrjedhojë e ka përmirësuar secilën prej tyre. Në këtë botim të shkurtër dhe plot njohuri, Schwarzman ka identifikuar disa cilësi kyçe që duhen për arritjen e përsosmërisë në çdo fushë, përfshi një ndjenjë të palodhshme kureshtjeje, tolerancë për riskun dhe vëmendje për detajet e imëta”. —HENRY A. KISSINGER

“Stephen Schwarzman ka jetuar ëndrrën amerikane: një ikonë e suksesshme në fushën e tij, i kthyer në filantrop, e që ka punuar prej kohësh me kreativitet dhe vizion për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shteteve. Steve ndan me ne plotësisht rrugëtimin e tij personal në librin Rruga drejt suksesit – pjesërisht libër me kujtime, pjesërisht libër strategjik për suksesin në çdo fushë. Steve, modest, i sinqertë, me humor dhe i vërtetë, na ofron mençuri dhe dhuratën e gjykimit të shëndoshë që është aq i nevojshëm, kapitull pas kapitulli dhe përvojë pas përvoje. Një libër i shkëlqyer”!—JOHN KERRY

“Që prej fillimit si sipërmarrës i cili punonte në dyqanin e pëlhurave të familjes, në Filadelfian e viteve ’50, Steve Schwarzman ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për financën, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, si dhe informatikën, përfshi një investim novator në kërkimet për inteligjencën artificiale, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e epokës së inteligjencës. Steve është gjithmonë largpamës dhe më pas na ndihmon të lëvizim në drejtimin që do të sjellë dividendin më të madh. Ky libër zbulon se si ka arritur përfitimin më të lartë në shumë fusha”.—ERIC SCHMIDT

“Rruga drejt suksesit është një libër që duhet lexuar patjetër, rrëfimi frymëzues se si Stephen A. Schwarzman e bëri Blackstone një nga kompanitë kryesore në botë për menaxhimin e aseteve dhe i shfrytëzoi në maksimum burimet, njohuritë dhe vizionin e tij, për të udhëhequr programe të guximshme filantropike dhe për t’i dhënë këshilla të besueshme një brezi liderësh politikë nga mbarë bota”.
—JANET YELLEN

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Rruga drejt suksesit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top