Blink

1200 L

Categories: SKU: 9789951721226

Në bestsellerin e tij të shquar “Pika e kthesës” Malcolm Gladwell ripërcaktoi sesi ta kuptojmë botën përreth nesh. Tani, tek vepra Blink, ai revolucionon mënyrën se si ta kuptojmë botën e brendshme. Blink është një libër për mënyrën se si të mendojmë pa menduar, për zgjedhjet që duhen të bëhen në një çast – në reagimin ndaj situatave që pandodhura më parë – që në të vërtetë nuk janë aq të thjeshta sa duket. Përse disa njerëz marrin vendime të shkëlqyera, ndërsa të tjerët janë të paaftë përherë? Pse disa njerëz ndjekin instinktet e tyre dhe fitojnë, ndërsa të tjerët përfundojnë duke u ngatërruar në gabime? Si funksionon vërtet trurit ynë – në zyrë, në klasë, në kuzhinë dhe në dhomën gjumi? Dhe pse janë vendimet më të mira shpesh ato që janë të pamundura t’iu shpjegohen të tjerëve?

Tek “Blink” takojmë psikologun që ka mësuar të parashikojë nëse një martesë do të zgjasë, bazuar në disa minuta vëzhgimi të mënyrës sesi komunikon një çift; trajneri i tenisit i cili e di se kur një lojtar do të dyfishojë gabimin para se raketa të bjerë kontakt me topin; ekspertët e objekteve antike ti njohin ato kur janë të rreme vetem me një shikim. Këtu, gjithashtu, sillen edhe dështimet e mëdha të “injorimit” të kësaj mënyre të të menduari: zgjedhja e Warren Harding; “New Coke”; dhe të shtënat e e policisë ndaj Amadou Diallo, të cilin e vranë padrejtësisht sepse nuk analizuan si duhet çastin e parë të kontaktit me të.

Blink zbulon se vendimmarrësit e mëdhenj nuk janë ata që përpunojnë informacione më së shumti, por ata që kanë instinkt dhe intuitë të zhvilluar. Të gjithë këtë teknikë të menduari e gjeni në një libër që vjen përmes shembujsh dhe analizash të shumta, të trajtuara përmes metodash psikologjike nga autori.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

282

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Blink”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top