Publicistikë e zgjedhur

nga Erion Kristo

1500 L

Categories: , SKU: 9789928391827

Në këtë libër gjendet një pjesë e publicistikës sime, që nga viti 2000-2020. Jam përpjekur të zgjedh shkrimet më të mira, duke përjashtuar shumë prej tyre. Temat kryesore kanë qenë jeta, fëmijët, kultura, arsimi, shoqëria. Këtyre temave u kam mëshuar më shumë, pa përjashtuar politikën dhe politikat.

Jam përpjekur gjithashtu të parashtroj dhe zgjidhje për problemet e ngritura. Por më e këndshme ka qenë orvatja për të shprishur formën e shkrimeve publicistike, për të gjetur forma të reja shprehjeje, duke ruajtur njëherazi edhe seriozitetin e publicistikës dhe duke sjellë risi me antishkrimet.

Mirënjohës pa fund ndaj të gjithë atyre njerëzve që më lejuan hapësira në gazetat e kohës, që u kujdesën posaçërisht për mua dhe që nuk e vranë nevojën time për të hedhur ide të reja në tregun mediatik. Jam rrekur gjithmonë ta tërheq shoqërinë drejt lëndinave dhe jo drejt djerrinave. Përpjekje që u mbetet të tjerëve ta vlerësojnë, nëse do duan.

Do kisha shkruar shumë më tepër, por vlerësimi për idetë nuk ka ecur paralel me dëshirën time. Shpresoj që ndonjë nga idetë e mia ta kapërcejë gijotinën e kohës.

Mirënjohje dhe për ju që do merrni guximin ta bëni tuajin këtë libër. Lëreni në raft. Ndoshta dikush tjetër do ta marrë në dorë dhe mbase do zbulojë pak nga shpirti im.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Publicistikë e zgjedhur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top