Rrugëtime shqiptaro-greke

Aristotel Spiro

1000 L

Categories: SKU: 9789928226167

Aristotel Spiro është studiues i shqipes dhe i greqishtes. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Athinës me bursë të Fondacionit «Aleksandër S. Onassis» (2000). Ka punuar si pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit (1986-1992) dhe në atë të Tiranës (2008-2016). Në Greqi ka qenë bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Athinës në programe kërkimore-shkencore të Ministrisë së Arsimit dhe Kulteve në ndihmë të nxënësve emigrantë shqiptarë (1996-2000).

Ka marrë pjesë dhe ka drejtuar ekspedita dialektologjike në krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Ka referuar në shumë konferenca shkencore kombëtare e nderkombëtare, në mjaft prej të cilave si folës kryesor (Shqipëri, Greqi, Kosovë, Rusi, SHBA etj.).

Themeloi Lidhjen Filologjike Shqiptaro-Greke (1997) dhe revistën ndërkombëtare të studimeve filologjike «Albanohellenica» (1999-), kryeredaktor i së cilës është që në numrin e parë.

Ka botuar disa libra studimorë në shqip e greqisht dhe ka përkthyer në shqip «Veprën poetikë» të Kavafit, «Elektrën» e Euripidit etj.

Përmbledhje me poezi të tij janë botuar në shqip e bullgarisht dhe në antologji të ndryshme.

Ky libër i drejtohet lexuesit të interesuar për çështje të ndryshme të komunikimit gjuhësor e kulturor shqiptaro-grek nga një këndvështrim kritik i «brendshëm» filologjik, gjuhësor e përkthimor.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Rrugëtime shqiptaro-greke”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top