Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”. Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj. Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore.
“Gjenia e Jane Austen-it ka si bashkëpunëtor vetëm përsosmërinë e shijes së saj.” Virginia Woolf
“Subjekti është tepër inteligjent dhe zbavitës, gjithashtu paraqet një vështrim interesant mbi jetën e gruas në atë epokë.” The Guardian
“Askush nuk është treguar më dinak sesa Jane Austen me personazhet. ” The New York Times Style Magazine
Libra të ngjashëm
-
Letra nga një stoik (vol. 1)
1000 L -
Haxhi Murati
700 L -
Rrethimi i Shkodrës
2500 L -
Rubairat
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.