Dieta e pasionit

nga Nancy Barone

1200 L

Categories: SKU: 9789928371690

Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. Erika Kanteli ndihet shumë e rënduar, por kjo nuk ka aspak lidhje me kilet e tepërta që po mundohet të heqë. Në pamje të parë, ajo përcjell një imazh mbresëlënës, ku shkrihen në një gruaja me një karrierë të suksesshme, bashkëshortja ideale dhe nëna e jashtëzakonshme me dy fëmijë të mrekullueshëm. Në realitet, nuk i mjafton as ditë-nata e plotë për të përmbushur gjithë detyrat, ka një bashkëshort që ekziston vetëm si barrë në jetën e saj, mezi e nxë fustani i masës njëzet dhe i vetmi burrë që i shfaq ngrohtësi është shoku i saj i ngushtë gay. Mes zemërimit dhe mllefit, Erika ëndërron të heqë qafe të shoqin, që është gjithnjë e më shpërfillës ndaj saj e familjes. Kjo dhe ëndrra me sy hapur për Xhulianin, një burrë tmerrësisht i pashëm dhe mrekullisht i vëmendshëm ndaj saj, do ta ndihmojnë të mos çmendet. Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Dieta e pasionit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top