Elon Musk

nga Ashlee Vance

1400 L

Categories: SKU: 9789951721370

“Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk-ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.”

BRAD STONE, autor i bestsellerit: The Everythfig Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon

“Një vështrim i thelluar i figurës së sipërmarrësit më të rëndësishëm në botë. Vance na jep një tablo të paharrueshme të personalitetit të pashog të Musk-ut dhe vullnetit të tij të pashtershëm për të kapërcyer çdo pengesë.”

– Washington Post

“Një raport i shkëlqyer… kjo vepër me siguri do të mbesë si i pari përshkrim i mirëfilltë i një personi të cilin më parë e kishim hasur vetëm nëpër karikatura. Pas shfletimit të faqeve të fundit, çdo lexuesi do t’i velen krahasimet me Steve Jobs-in. Jepini Musk-ut atë që i takon. S’ka të dytë si ai.”

-New York Times Book Review

“Një jetëshkrim i qëlluar deri në imtësi.”

– Wall Sreet Journal

“Ashlee Vance na zbulon të panjohurat e mënyrës së të vepruarit të këtij titani të teknologjisë. Ka dy mënyra që një jetëshkrim të dallojë për mirë nga të tjerët. E para, duhet të përmbajë plot histori pikante që nuk janë treguar më parë. Përveç kësaj, duhet të na shpalos të gjitha zigzaget dhe faktet e gënjeshtërta rreth jetës së një personi të famshëm, në një mënyrë që vepra vërtet të zgjojë interesin e masës së lexuesve. Pa dyshim, që kjo vepër i ka arritur më së miri këto synime.”

– Forbes

“Ka qenë libri që më ka pëlgyer më së shumti sivjet.”

-Tyler Cowen, ekonomist i mirënjohur dhe autor i “An economist get lunch”

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Elon Musk”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top