Julian Barnes na jep një libër me kujtime rreth vdekshmërisë që flet për fenë, shkencën dhe familjen, si edhe për një shumëllojshmëri figurash të rralla, të cilat ndër shekuj janë përballur me të njëjtat pyetje që ai bën këtu në lidhje me faktin më themelor të jetës: shuarjen e saj të pashmangshme.
Nëse frika e vdekjes është “gjëja më racionale në botë”, si mund të hahet njeriu me të? Ateist në të njëzetat, agnostik në të gjashtëdhjetat, Barnes-i ngre argumente të ndryshme për qenien pro, kunder, dhe me Zotin, dhe për lidhjet e gjakut, arkivist i së cilës ai bëhet pas vdekjes së prindërve, një fushë tjetër misteri, ku një sirtar me suve- nire që shpesh nuk arrijnë të lidhen me kujtimet e veta (për të mos folur për ato të vëllait të tij filozof).
Ka edhe stërgjyshër të tjerë: shkrimtarë “shumica të vdekur dhe mjaft prej tyre francezë” që janë shokët e tij të përditshëm, që plotësohen me kompozitorë dhe teologë dhe shkencëtarë, eksplorimet e ngjashme të të cilëve janë ndërthurur në këtë rrëfenjë me shtrirje ngazëlluese intelekti dhe lehtësi shpirti.
Botues |
---|
Libra të ngjashëm
-
Bukë me sallam
1000 L -
Të padukshmet
1400 L -
Qiell
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.