Jeta e gënjeshtërt e të rriturve
nga Elena Ferrante
1400 L
“Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po shndërrohet dalëngadalë dhe po merr tiparet e një adoleshenteje të shëmtuar dhe të egër. Por a është vërtet kështu? Dhe në cilën pasqyrë duhet të shihet për të gjetur dhe për të shpëtuar veten? Xhovana kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit dhe lapërdhive. Ajo kapërcen sa nga njëra anë e qytetit në tjetrën, në kërkim të së vërtetës, por asnjëra anë nuk duket t’i japë përgjigje apo shpëtim. Në kërkimin e saj të dëshpëruar, Xhovana do të zbulojë jetën e dyfishtë të prindërve të saj, mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, të cilat do ta hedhin vajzën në qorrsokakë të tjerë. Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thellë për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën – një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.”
Libra të ngjashëm
-
Diabolikët
1400 L -
Burimi i jetës
1300 L -
Revolta e Atlasit 2
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.