Nga ishulli i Diomedit do ta ngre këtë urë
nga Mireille Clapot
1200 L
Shkrimtarja që ëndërron të lidhë bashkë shpirtrat dhe trupat njerëzorë
Një shkrimtare franceze frymëzohet nga legjendat ballkanike të murimit njerëzor, nga obsesioni ballkanik për të ndërtuar ura, sepse gjeografia nuk e ka krijuar botën për tu bashkuar.
I takoi njeriut të rropatet për t’i ngritur, për të thyer prirjen fatale për armiqësi, për të ngritur ëndrra, për të njohur misterin e bregut tjetër, për të ushqyer tolerancën, për t’u rritur materialisht, shpirtërisht e kulturalisht.
Jeta e njeriut është një urë, është mesazhi i romanit metaforik, “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”.
Si një Sizif i kohëve moderne shkrimtarja franceze ëndërron të bashkojë shpirtrat dhe trupat njerëzorë përmes ndërtimit të urave, që njeriu të kuptojë se të tjerët e bregut matanë janë të ngjashëm me ata të bregut karshi, se nuk ekziston vetëm një mënyrë jetese dhe një mendim i vetëm universal.
Historia njerëzore, e veçanërisht ajo ballkanike është dhe historia e urëndërtuesve dhe njëherazi urëshkatërruesve, se jo rrallë herë, ka qenë vetë njeriu që shembi fizikisht urat, ato kufitare, politike, materiale, shpirtërore e kulturore.
Por sa më shumë triumfojnë urëshkatërruesit, aq më shumë personazhet e këtij romani kërkojnë arsye të reja për të jetuar, aq më shumë ushqejnë ëndrrat e tyre urëndërtuese.
Ylljet Aliçka
[dt_gap height=”10″ /][dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /]
Mireille Clapot, deputete franceze e Lëvizjes “En Marche”, fort e angazhuar në komisionin parlamentar të punëve të jashtme dhe në grupin e miqësisë franko-shqiptare, por edhe shkrimtare, vjen për lexuesin shqiptar me romanin e saj të parë “Nga ishulli Diomed” si një tjetër urë komunikimi me Shqipërinë.
E pasionuar për mitet dhe legjendat Ballkanase të ngujimit dhe njohëse e mirë e romanit “Ura me tri harqe” e Ismail Kadaresë, autorja i zhvendos ato në ngushticën e Beringut, aty ku përballen Rusia dhe Amerika të ndara prej njëra-tjetrës nga ishulli Diomed. Në këtë hapësire aspak mikpritëse, ndodhen gjashtë persona të joshur nga premtimi se do të jenë të pranishëm në realizimin e një performance njerëzore dhe teknike : ndërtimin e urës lidhëse midis Rusisë dhe Amerikës e cila do të sjellë ndryshime revolucionare në lirinë e qarkullimit. Por vështirësitë e këtij kantieri tejkalojnë parashikimet: gjashtë heronjtë detyrohen të marrin pjesë në këtë sfidë, duke dhuruar atë çfarë kanë më të thellë në veten e tyre.
Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndërthuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin. Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.
Libra të ngjashëm
-
Bukë me sallam
1000 L -
Revolta e Atlasit 1
1000 L -
Posta
800 L -
Femrat
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.