Revolta e Atlasit 1

nga Ayn Rand

1000 L

Categories: SKU: 9789928162151
“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj.
Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm.
Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.
Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

422

Përkthyes:

Amik Kasoruho

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Revolta e Atlasit 1”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top