Historia e Ballkanit

nga Misha Glenny

2000 L

Categories: , SKU: 9789951721806

“NJË VEPËR QË MERITON ADMIRIM TË JASHTËZAKONSHËM DHE QË NUK E KA SHOQEN DERI TANI.”

–Guardian

“Glenny na jep një tablo të pasur të rrethanave historike të ngjarjeve në dhjetëvjeçarin e fundit… Libri i tij mbulon një hapësirë gjeografike e historike jashtëzakonisht të gjerë, që nga Greqia e fillimit të shekullit XIX e deri në Kosovën e pardjeshme. Njëherazi, gjatë rrugëtimit në histori, ai e gjen kohën për t’u ndalur e për të dhënë përshkrime emocionuese, fragmente poezie dhe portrete të fuqishme të personazheve kryesore. Kjo është një histori popullore e shkollës së Norman Davies-it, e konceptuar në shkallë të gjerë, shumë e pëlqyeshme dhe e kuptueshme në të lexuar, e përshkuar tejetej nga muzika e së kaluarës… Një arritje e madhe.”

– Timothy Garton Ash, Mail on Sunday

“Glenny kurrë nuk shkruan keq; në gjërat më të mira ai i jep gjuhës freskinë e një përvoje vetjake të ndjerë thellë. Ky libër merr jetë e gjallëri në përshkrimin e skenave që i ka ndjekur vetë me sy si gazetar. Ai përdor me shkathtësi e zhdërvjelltësi burime kronikash, raportesh e rrëfimesh – sidomos ato të gazetarëve të kohëve të shkuara, dëshmitë e të cilëve shpesh shpërfillen prej historianëve akademikë. Pasioni i fuqishëm nuk ia mjegullon syrin objektiv. Çka e bën historian të mirë – e gati të madh – të këtij rajoni është saktësia dhe thellësia e gjykimit. Mbi të gjitha, ky libër fiton vlera të reja nga vështrimi dhe interpretimi i mprehtë i tablosë bindëse të problemeve.”

– Felipe Fernandez-Armesto, Sunday Times

“Misha Glenny është më i mprehti e më i thelli ndër të gjithë ata gazetarë perëndimorë, që e kanë mbuluar këtë trevë të Evropës në dy dhjetëvjeçarët e fundit… Ky libër ka qenë një ndërmarrje jashtëzakonisht ambicioze por e nevojshme për Evropën dhe Amerikën…”

– Neal Ascherson, Observer

“Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë. Kuadri kronologjik ndihmon që emrat ekzotikë të personave dhe emrat e vendeve vazhdimisht të ndryshëm të vijnë në rendin e duhur, por të gjitha temat e mëdha gjejnë shprehjen e tyre . . . Leximi i këtij libri të Glenny-t mund të kishte bërë që disa shtetarë të vitit 1999 të mos përsëritnin gabimet e historisë.”

– Mark Almond, Literary Review

“Bindës… Libri i Glenny-t duhet të jetë literaturë e nevojshme për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë nuk ka shkuar mirë në këtë rajon.”

– Jonathan Eyal, Irish Times

“Arritja e tij është e shkallës së lartë dhe qëndron në harmonizimin e një intelekti të madh, humanizmi të vërtetë dhe pasioni të thellë . . . Libri i tij me siguri do të bëhet një literaturë e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë Ballkanin e jo thjesht të ketë një mendim për këtë rajon.”

– Scotsman

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

752

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Historia e Ballkanit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top