Ujku i Wall Street-it
Jordan Belfort
26 vjeç, multimilioner burse, 36 vjeç, i burgosur federal.
Festoja si yll roku, jetoja si mbret dhe mezi i mbijetova shkëlqimit dhe rënies sime si ikonë e sipërmarrjes amerikane.
1500 L
Ditën, bënte mijëra dollarë në minutë. Natën, i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50 metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës të bursës, që vdisnin për festa dhe që e thërrisnin mbret, këtu, me fjalët e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më famëkëqinj të financave amerikane: një mashtrues aksionesh, i shkëlqyer dhe komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur. Është një rrëfim i jashtëzakonshëm lakmie, pushteti dhe teprie, që s’mund ta shpikte dot kurrkush: historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e akullit italian në rrugë te fitimi i qindra miliona dollarëve… derisa gjithçka e mori lumi.
[dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /]“Shqeto dhe, shpesh, të shkul gazit”.
– The New York Times
“Kryqëzim i Flakadanit të kotësive të Tom Wolfe-t me Njerëzit e mirë të Scorsese-s…. Belfort ka prekjen e Midës”.
– The Sunday Times (Londër)
“Zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale…
një lexim që të heq trurin”.
– Kirkus Reviews
“Jetëshkrim magjepsës dhe tërheqës”.
– Player
“Është i parafinuar, pa dyshim, dhe vulgar… si dhe një lexim që të heq trurin…. Zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale”.
– Kirkus Reviews
“Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano-n…. Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se, qoftë kur bursa është optimiste, apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit”.
– Hampton Sheet
“Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, [Tom] Wolfe dhe Hunter S. Thompson…. Belfort ia del t’i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen, edhe cenueshmërinë e tij”.
– The New York Times
“Për ata që s’e njohin plotësisht Wall Street-in, është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës”.
– The Street
“Ngritja si raketë [e Belfort-it] nga shitja e akullit italian me karrocë dore deri te një pasuri e papërfytyrueshme… dhe, pastaj, pothuajse po aq shpejt, te rënia në burg… është pothuajse po aq zbavitëse (nga largësia) sa dhe tronditëse, falë humorit të zymtë dhe ndjenjës komike e vetëkritike të tij”.
– Sullivan County Democrat
“Me imtësi komike dhe gojëndyrë, ai rrëfen ngritjen e vet meteorike në botën e financave…. Kujtimet e Belfort-it, shpesh tërheqëse, të mprehta, komike dhe çapkëne, përbëjnë kënaqësi të vërtetë e të ashpër. Nota: 10”.
– Rocky Mountain News
“Ky libër të bën të shkulesh së qeshuri”.
– Sunday Times (Londër)
Libra të ngjashëm
-
Jeta ime
1500 L -
Një jetë në diplomaci
2000 L -
Hitleri ishte miku im
1200 L -
Jeta ime
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.