Tri sprova mbi letërsinë botërore

1500 L

Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili), në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri). Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshiheshin edhe të tjera tekste, si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni, apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave “eseistike” të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, por nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta “zgjeruar” vëllimin i ka lënë vendin – sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë – vullnetit të autorit.

Matteo Mandalà

Pjesë nga parathënia

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Tri sprova mbi letërsinë botërore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top