Tre muskëterët

Alexandre Dumas

Përktheu nga origjinali: Mira Meksi

2000 L

Romani “Tre Muskëterët” i Aleksandër Dymasë u botua fillimisht me kapituj në gazetën “Siècle”, nga marsi gjer në korrik të vitit 1844. Më pas u botua me volume, po në vitin 1844, nga shtëpia botuese “Baudry”, dhe u ribotua më 1846 te “Fellens dhe Dufour” me ilustrimet e Vivant Beauce. Romani tregon aventurat e një gaskonasi trim të çartur tetëmbëdhjetëvjeçar me emrin D’Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigji XIII. Këta katër burra do t’i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter, për të shpëtuar nderin e mbretëreshës së Francës, Ana e Austrisë. Me duelet, betejat, përleshjet e shumta dhe zhvillimet romaneske, “Tre Muskëterët” është shembulli tipik i romanit kalorësiak, dhe suksesi i romanit qe aq i menjëhertë dhe aq i madh, sa vetë Dymaja e përshtati veprën për pjesë teatrale dhe i rimori të katër heronjtë për të shkruar edhe dy romane të tjera: “Njëzet vjet më vonë” dhe “Vikonti i Bargelonne-s, ose Dhjetë vjet më vonë” në vitet 1847-1850, duke krijuar kështu trilogjinë e tre muskëterëve. Përherë e më popullore, kjo vepër ka frymëzuar një numër shumë të madh filmash dhe pjesësh teatrale.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Tre muskëterët”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top