Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat “La manutenzione delle maschere” dhe “The Vanishing Twin”, si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara. “The Italian Job”: titulli nënkupton një punë të kryer jo nën dritën e diellit, një aferë të pisët, do të thoshim. Po a nuk është e tillë përderisa autori, që jeton e punon prej vitesh në Itali, netëve të mbarsura me vetminë e mërgimit vazhdon t’i shprehë shqip ndjenjat e tij më të dhimbshme, fjalët e tij më të fshehta? Dhe seç ka këtu një si ironi të hollë. Fat absurd ky i poetit, që rreket të kapërcejë mijëvjeçarin, sistemet shoqërore, gjuhën, ekzistencën e projektuar të një profesioni. Është mosarritja e gjithë kësaj që përbën ngadhnjim.
Libra të ngjashëm
-
Lirikë me shi
700 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Vepra Poetike
2000 L -
Kristal
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.