Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t’u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike. Edhe pse konciz, bie në sy përpjekja për të fiksuar jo pamjet e jashtme, por valimet e tingujve të klaviaturës së botës së brendshme të personazheve, të cilët në tregimet e Lerës, në shumicën e rasteve, janë të zhveshur nga pompoziteti, frazat e thata bombastike dhe fluromat e ekzaltimeve. Kështu tregimet e këtij shkrimtari, në radhë të parë, duken sikur janë të ftohta, por kjo ftohtësi është krejtësisht e rreme: përbrenda tyre kemi gjallërinë dhe ngrohtësinë jetësore në një shkallë që u shkon për shtat gjendjeve të personazheve – shka- llëzimi dhe shkrirjet e gjendjeve në njëra- tjetrën janë gati të pahetueshme, shumë të natyrshme, pa sforcime e aspak artificiale, dhe kjo bën që tregimet e tij të jenë tërësi kompakte, thuajse të shkëputura nga vetë jetë.
Anton Pashku
Prishtinë, 1980
Nasi Lera disponon lehtësinë për të kaluar nga një impuls i jashtëm në atë të padukshëm, të brendshëm, lehtësinë për të kanalizuar dhe shpleksur rrjedha të veçanta nga përditshmëria që e rrethon.
Krijuesit e tillë, nuk janë aq të shpeshtë.
Ali Aliu
Prishtinë, 1983
Nasi Lera është ndër dy a tre tregimtarët më të mirë të letërsisë shqipe. Që herët është folur për poetikën e tregimit të tij. Në fakt, poetika është një truk për ta shfaqur më dukshëm antipoe- tikën e vetmisë së njeriut – kryetemë e tregimeve të Nasi Lerës – dhe refuzimin e së keqes. Me një stil të kursyer dhe me një teknikë të sprovuar të dialogut, tregimet e Nasi Lerës janë diamante të nxjerra nga thellësitë dhe të pastruar mirë, deri në fund. Ai vetë është ndër shkrimtarët e rrallë, të cilëve ua ndien dhimbjen e fjalës së shkruar. Stili i tregimeve të tij është ai më i vështiri, sepse ngërdhen përpjekjen e suksesshme të shkrimtarit për ta bindur lexuesin e vet se tregimet janë shkruar lehtësisht.
Rudolf Marku
Nasi Lera është ndër shkrimtarët tanë të rrallë që di pse shkruan dhe di çka shkruan; vepra e tij është e lidhur me botën tonë, e shpreh këtë botë dhe i kthehet po kësaj bote nëpërmjet artit dhe komunikimit artistik që nxit teksti poetik.
Anton Nikë Berisha
Shkrimtari Nasi Lera rrëfen ngrohtë ç’ndodh jashtë nesh, por më shumë ç’ndodh brenda nesh, është shkrimtari i kujtesës, i asaj që vlen, i së mirës që mungon dhe ëndërrohet. Nasi Lera u bë shkrimtari i veçantë, ndër më të shquarit e kohës sonë, me një urtësi prekëse për gjithçka që rrëfen.
Visar Zhiti
Simbolika, situata e figurave, imazhi ekspresiv e sidomos detaji psikologjik, përbën poetikën e mirëfilltë të këtyre tregimeve, duke e radhitur shkrimtarin Nasi Lera në mesin e autorëve me artikulim të shquar modern.
Prend Buzhala
Tregimet e librit Përtej dritares ishte nata janë një dëshmi tjetër e mjeshtërisë së jashtëza- konshme autoriale të Nasi Lerës.
Besnik Mustafaj
Libra të ngjashëm
-
Breznitë e Hankonatëve
500 L -
Dead End
1000 L -
Kronikë në gur
1000 L -
Spiritus
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.