Tharja e kënetës së Maliqit

nga Artan R. Hoxha

2000 L

Categories: SKU: 9789928354051

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës. Tashmë, Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi Europën si pikë referimi që mundësonte mbërritjen në utopinë e shumëpritur të zhvillimit. Komunistët shqiptarë e integruan bonifikimin e Maliqit brenda rivalitetit të Luftës së Ftohtë dhe dikotomisë hapësinore të tij. Ndërsa sot, tharja e kënetës së Maliqit shërben si pjesë e asaj narrative që dënon të shkuarën komuniste dhe refuzon Lindjen. Kështu, polariteti Lindje-Perëndim rivitalizohet sërish dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin e qeverive post-socialiste ndaj modelit europiano-perëndimor. Projekti i Maliqit dhe mënyra se si ai kujtohet, vijon të qëndrojë brenda kësaj skeme kundërvënëse dhe pikërisht këtu merr edhe gjithë fuqinë e tij simbolike.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Tharja e kënetës së Maliqit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top