Shpesh me pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vierësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinci, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithë ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshem dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshem. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dike një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.
Pra, cilat jane tiparet e krijimtarisë dhe të imagjinatës së këtyre njerëzve dhe çfarë më bën mua të mendoj, se Bezos-i i përket së njëjtes kategori si subjek tet e mia të tjera?
E para është të jesh kureshtar; kureshtar me pasion.
Tipari i dytë kryesor eshtë t’i duash artet dhe shkencën dhe t’i lidhësh bashke ato.
Tipari i fundit i përbashkët për të gjitha subjektet e mia është se, njësoj si një
femijë, ata kishin ndjesinë e mrekullise.
Nëpërmjet këtij libri mund të mësoni shumë nga mësimet dhe sekretet e zbuluara në intervistat, shkrimet dhe letrat vjetore të Bezos-it si aksionar, të cilat ai i ka hartuar personalisht që nga viti 1997. Këtu janë pesë, që unë mendoj se janë më të rëndësishmet:
- Përqendrohuni në planin afatgjatë.
- Përqendrohuni pa pushim dhe me pasion te klienti.
- Shmangni prezantimet me “Power Point” dhe me diapozitive.
- Përqendrohuni te vendimet e mëdha.
- Punësoni njerëzit e duhur.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 322 |
Botues |
Libra të ngjashëm
-
Influenca
1300 L -
Rruga drejt suksesit
2000 L -
Gjenikonomia
1200 L -
Vepro si ujku
1300 L -
Miti i sipërmarrjes
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.