Rrëfimet

1500 L

Categories: SKU: 9789928265050

Në listën finale të çmimit NBCC, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.

“Marsh ka dalë në pension, gjë që nënkupton se po i bën një bilanc jetës së tij. Reflektimet dhe kujtimet e tij e bëjnë librin Rrëfimet edhe më analizues se libri i parë, nëse diçka e tillë është e mundur”.
–The New York Times

“Vazhdimisht argëtues … Këtu ndershmëria është me bollëk – një cilësi aq e rrallë dhe e lavdërueshme te kirurgët e shquar, sa mund ta presësh nga dikush që shkruan kujtime”.
–The Guardian

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.
Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, Mos bëj dëm, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë.

Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.

Kopertina:

E fortë

Nr. i faqeve:

288

Përkthyes:

Mentor Petrela, Florian Dashi

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Rrëfimet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top