“Profeti” është pa dyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Kahlil Gibran (1883-1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën edhe është shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milionë kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të te gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë. Te “Profeti” lexuesi gjen një set esesh poetike – libri ndërtohet në 26 kapituj, apo prozash poetike — që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështjet kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesen, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të mirën dhe të keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen. Njëkohësisht, këto çështje, apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike “Profeti”.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 104 |
Botues |
Libra të ngjashëm
-
Plaku dhe deti
500 L -
Jeruzalemi i çliruar
2000 L -
Mbreti Lir i stepës
500 L -
Siddharta
700 L -
Dritë e gushtit
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.