Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë Artificialë, ShA, androidë.
Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës i premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’i bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra dhomave të zemrës së saj njerëzore.
“Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe të sakrificës.
Kritika
Kujtesa me gjithë barrat dhe përputhjet e veta kanë qenë temat kryesore të Ishiguro-s. Me romanin “Klara dhe Dielli” ai ka arritur ta zotërojë me mjeshtëri temën e ngjashme të vjetrimit e të atrofizimit. Si mund të jetohet në një botë, zakonet dhe idetë e së cilës të kanë lënë pas? Çfarë ndodh me njerëzit që duhen lënë mënjanë me qëllim që të tjerët të ecin përpara?
The New York Times
Ky libër – i mrekullueshëm – duket fort i ngjashëm me “Mos më lër të shkoj”, teksa eksploron se ç’do të thotë të mos jesh krejtësisht-njerëzor, duke marrë fuqinë e vet nga hijet më të errëta të luginës misterioze.
The Guardian
Ky roman i mrekullueshëm i fituesit të çmimit Nobel është një rrëfim intrigues për inteligjencën artificiale dhe rolin e saj në të ardhmen tonë… një reflektim ngjethës mbi dashurinë dhe vetminë.
The Associated Press
Te “Klara dhe Dielli” të bën përshtypje zëri përndjekës i rrëfimit – një perspektivë naive, e pafajshme, pa egoizëm mbi sjelljen e çuditshme të njerëzve të fiksuar dhe të shënjuar nga pushteti, statusi shoqëror dhe frika.
Komiteti i Çmimit Booker
Një kryevepër me një bukuri të rrallë, me një kontroll të rreptë dhe, si gjithnjë, me një prozë të thjeshtë e të qartë.
Sunday Times
Një rrëfenjë trazuese e një bote të vetmuar dhe në agoni, që është krejtësisht e mundshme.
Kirkus Review
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 316 |
Përkthyes: | Gentiana Kasemi |
Libra të ngjashëm
-
Jeto për ta treguar
1500 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.