Gjiganti i fjetur

1000 L

Categories: SKU: 9789928233837

Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani. Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar. Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë. Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet.

Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre. Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”. Ndonëse mezi arrijnë të kujtojnë copëza të së shkuarës, ndiejnë se dikur kanë pasur një djalë. Dy pleqtë nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që u ngatërron e u fshin kujtimet.

Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, nipin e moshuar të Arturit, me sjellje kalorësiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djalë riosh të pambrojtur… Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku.

Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flasë qartë për to. Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme.

Herë i egër, herë të tjera tepër prekës, romani i Ishiguro-s flet për kujtime të humbura, për dashurinë, luftën dhe hakmarrjen.

Kritika

Kur përqendrohesh vetëm në leximin e parë të kësaj historie me mjegulla, përbindësha, shpata dhe magjistrarë, ngjan sikur e tkurr librin thjesht në një përrallë; mirëpo, ai libër të jep më shumë se kaq. Është një ekzaminim i thellë i kujtesës dhe fajit, për mënyrën se si i kujtojmë traumat e shkuara kolektive. Nga ana tjetër, është edhe një atmosferë sugjestionuese, që të shtyn të mos e lëshosh librin nga dora. “Gjiganti i fjetur” është “Gjueti fronesh” por me një ndërgjegje, “Shpata në shkëmb” e epokës së industrisë së traumës; një libër i bukur dhe prekës rreth detyrës për të kujtuar dhe nevojës për të harruar.

Alex Preston – The Guardian

Një hetim i thellë për kujtesën dhe fajin, por edhe një rrëfim i mbushur me atmosferë të jashtëzakonshme, një histori që lexohet kaq lehtë dhe përpihet me një frymë.

The Guardian

“Gjiganti i fjetur” bën atë që bëjnë librat e mëdhenj: të mbetet gjatë në mendje pasi e ke lexuar, refuzon të largohet, duke të detyruar t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh.

The New York Times

[…] Ishiguro i trajton rrëfimet letrare me anë të alegorisë dhe aluzionit. Njerëzit dhe gabimet e tyre janë në qendër të kësaj përralle.

The Indipendent

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

350

Përkthyes:

Renato Kalemi

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Gjiganti i fjetur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top