Fuqia e krizës
Shkencëtari i mirënjohur politik, Ian Bremmer, nxjerr mësime nga sfidat globale të njëqind viteve të fundit – përfshi pandeminë – për të treguar se si mund t’u përgjigjemi tre krizave madhore që do të shpalosen përgjatë dekadës së ardhshme.
1500 L
Në këtë libër zbulues, shqetësues e në fund shpresëdhënës, Ian Bremmer shtjellon në detaj se si konfliktet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, po na lënë të papërgatitur për një trio krizash në horizont – emergjencat globale shëndetësore, ndryshimi rrënjësor klimatik dhe revolucioni i inteligjencës artificiale. Sot, amerikanët nuk arrijnë dot konsensus për asnjë çështje madhore politike, ndërsa liderët amerikanë e kinezë sillen sikur kanë ngecur në një Luftë të Ftohtë të re. Po i shpërdorojmë mundësitë për t’u marrë me sfidat të cilat shpejt do të na prekin të gjithëve.
Në vitet e ardhshme, njerëzimi do të përballet me viruse më vdekjeprurëse dhe më infektuese sesa Covid-19. Ndryshimi gjithnjë e më intensiv klimatik do të shpërngulë dhjetëra miliona refugjatë dhe do të na nxisë të rikrijojmë mënyrën se si jetojmë. Më e rrezikshmja nga të gjitha, teknologjitë e reja do të rivendosin rendin gjeopolitik, duke prishur mjetet tona të jetesës dhe duke krijuar paqëndrueshmëri në shoqëritë tona, më shpejt nga ç’do të mund t’i kuptojmë dhe përballojmë pasojat e tyre.
Lajmi i mirë? Disa politikanë largpamës, liderë biznesesh dhe qytetarë të shqetësuar, tashmë po bashkëpunojnë për t’i menaxhuar këto kriza. Pyetja që duhet të na mbajë zgjuar është nëse do të punojnë mjaftueshëm mirë dhe shpejt për të kufizuar pasojat, dhe nëse këto kriza mund t’i përdorim për të ecur përpara drejt një bote më të mirë.
Përmes strategjive si tradicionale, ashtu dhe të reja, që nga Plani Marshall e deri te Marrëveshja e Re e Gjelbër, Fuqia e krizës paraqet një plan për të mbijetuar, madje dhe për të lulëzuar, në shekullin njëzetenjë. Bremmer i tregon çdo qytetari të shqetësuar, se si mund t’i përdorë krizat e ardhshme për të krijuar prosperitet global dhe mundësi të cilat globalizmi i shekullit të njëzetë i premtoi, por nuk arriti t’i përmbushë.
Libra të ngjashëm
-
Ngritja dhe rënia e kombeve
1600 L -
Të burgosur nga gjeografia
1300 L -
Mbi kontratën shoqërore
1000 L -
Historia e Ballkanit
2000 L -
Rrëfenja amerikane
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.