Ema

1000 L

Categories: SKU: 9789928175250

Emën mund ta duash, por edhe mund ta urresh. Ta duash sepse ajo dëshiron t’i shohë të gjithë të lumtur, por edhe ta shohësh vëngër, sepse fut “hundët” në punët e të tjerëve. Herë-herë ajo është një shkesë e përkryer, por ndodh që nuhatja e saj edhe gabon.. Vajza që nuk e ndjente të nevojshme të lidhej pas një mashkulli, do të përfundojë edhe vetë nën kambanat e kishës. “Ema”, romani i katërt, i botuar më 1815-n nga Jane Austen, i konsideruar si kulmi i gjenisë së autores

 

Thanë për librin:

“Ema është shembulli më i përkryer i romanit në të cilin protagonistja pashtershmërisht i jep formë ngjarjeve, siç bën përroi me bregu”.

Edith Wharton

 

“Ja një grua, në fillim të shekullit XIX, që shkruante pa urrejtje, pa hidhërim, pa frikë, pa ngritur zërin, pa predikuar. E teksa lexoja “Antonio e Kleopatra”, mendoja se ishte e njëjta gjendje në të cilën shkruante Shakespeare. Ndoshta, kur krahasojnë Shakespeare-in me Jane Austen-in, disa kritikë duan të thonë se që të dy kishin arritur të shuanin çdolloj pengese në mendjen e tyre…

Virginia Woolf te “Një dhomë për vete”

 

Ema është një personazh jashtëzakonisht tërheqës, një grua tek e cila lexuesi kthehet sërish e sërish për shkak të intimitetit joshës të mendimeve të saj, një lidhje e fshehtë që gërshetohet me mësimin se njohja e vetvetes përbën mister, se vaniteti është burimi i dhembjes më të madhe dhe se nënvetëdija është një mjet i pabesë e i papërsosur në drejtimin e psikikës. Ndoshta keni vërejtje se Ema është grua dhe snobe, por nga ana tjetër, ajo i bën vazhdimisht thirrje natyrës së mirë të lexuesit.

“The Guardian”

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

464

Përkthyes:

Ledia Dushi

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Ema”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top