Letër Dylqinjës
nga Agim Baçi
Me ilustrime nga Bujar Kapexhiu
1000 L
Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por dhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvjag dhe Milan Kundera. Eshtë një këndvështrim origjinal, ku janë përshkruar aq letra dhe sa dhe përgjigje, ku autori ka tentuar t’i përshtasë me stilet e autorëve. E nëse letrat janë të gjitha të nënshkruara nga autori i këtij libri, përgjigjet janë “firmosur” herë nga personazhet e herë nga autorët.
Letrat janë një gjetje origjinale në dhënien e këndvështrimeve të leximeve. Por padyshim që mund të lexohen edhe si letërsi e, herë-herë, edhe si sprovë.
Lexuesi ftohet të ketë lupën e tij të leximit për personazhe që kanë zënë vend në miliona biblioteka në botë, në qindra vite.
Personazhet dhe autorët të cilëve iu është “drejtuar” Baçi, shoqërohen me ilustrimet e Bujar Kapexhiut, duke i dhënë librit një dimension jo vetëm imagjinar në lexim.
Libra të ngjashëm
-
Kështjella
1000 L -
Spiritus
700 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Lulet e ftohta të marsit
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.