Kujtimet e nje karrigeje

800 L

Categories: SKU: 9789928233608

“Kujtimet e një karrigeje” është vëllimi i dytë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore.

Intimiteti pervers i dikastereve të dikurshme, që nuk kufizohet vetëm në nënshtrimin apo poshtërimin e nëpunësve të vegjël nga eprorët e lartë, rritja dhe zbulimi seksual i vetvetes në moshën e adoleshencës, përballja me trupin, dëshirat, epshet e kontrolluara dhe të pakontrolluara, zbulimet fetishiste thjesht e vetëm për hir të joshjes së seksit, befasia dhe ngasja e një nate të vetme, ngërçi psikologjik i burrave të tradhtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me tisin e erotizmit herë brutal e herë të sofistifikuar.

Në një natë me hënë gjysmë të plotë, teksa kundroja sallën e zbrazët, papritmas pata ndjesinë sikur parketi prej druri më përcolli fëshfërimën e disa hapave të matur; prita pak dhe kësaj radhe u binda. Dikush po afrohej duke u kujdesur të shmangte edhe zhurmën më të vogël. Befas, fare pranë meje ndjeva një kërcitje të lehtë të ndjekur nga një “Ah!” me zë femre dhe, menjëherë, nga një “Shët!” me zë mashkulli. Pastaj ra një heshtje e thellë, por, nën dritën kursimtare të hënës, ndjeva një dorë që diçka kërkonte midis këmbëve të mia. Hetimet e saj në errësirë vazhduan disa sekonda, ndoshta një minutë, por jo më shumë, dhe të dy trupat, si dy njolla të përhime në mes të errësirës, u shkrinë ethshëm në një të vetme dhe u plandosën sipër meje për të nisur vallen e tyre të zakonshme me lëvizje të harmonishme nga poshtë lart e anasjelltas derisa ndjeva erën e sapunit “Venus”.

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kujtimet e nje karrigeje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top