Kënga e Penelopës

800 L

Categories: SKU: 9789928310897

“Kënga e Penelopës” është një roman i Margaret Atwood-it, botuar më 2005, si pjesë e kolanës “Seria e miteve Canongate”, në të cilën autorë të njohur bashkëkohorë kanë rishkruar mitet e lashta. “Kënga e Penelopës” na sjell në vëmendje ngjarjet e “Odisesë” së Homerit, tashmë të ripara në këndvështrim modern dhe vetë Penelopa rrëfen historinë e saj që nga Hadi, njohjen e martesën me Odisenë, luftën e Trojës, Helenën e bukur dhe marrëdhëniet me prindërit; jetën e saj pa Odisenë, përballjen me mëtuesit gjatë mungesës së tij, si dhe kthimin e Odisesë pas 20 vjetësh e kërdinë që bëri mbi mëtuesit e shërbëtoret e Penelopës. Po a ishte Odiseja, ai heroi me zgjuarsi të rrallë i përshkruar nga Homeri apo një faqe tjetër, më e errët dhe e panjohur e tij, do të dalë në sipërfaqe?

Temat qendrore të romanit shtjellohen rreth standardeve të dyfishta mes sekseve, klasave shoqërore, si dhe vërtetësisë së drejtësisë.

Në rrëfimin e Homerit, Penelopa, gruaja e Odisesë, portretizohet si kulmi i besnikërisë bashkëshortore dhe historia e saj është një mësim i dobishëm përgjatë gjithë shekujve. E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas rrëmbimit të Helenës, Penelopa, edhe përballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njëqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vret gjithë mëtuesit, si dhe, çuditërisht, dymbëdhjetë prej shërbëtoreve të Penelopës.

Në këtë vështrim ndryshe e bashkëkohor, Margaret Atwood ka zgjedhur të rrëfejë mitin e lashtë përmes gojës së vetë Penelopës dhe dymbëdhjetë vashave të varura. Kësisoj, historia bëhet sa racionale, aq edhe e dhembshur, sa zbavitëse, aq edhe trazuese. Me zgjuarsi dhe nerv, karakteristika të talentit të saj narrativ dhe poetik, autorja i jep Penelopës një realitet dhe jetë të re, duke na ofruar kështu një përgjigje për misterin antik.

Botues

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kënga e Penelopës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top