Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne
Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
“Kam shumë pak kohë në punën time të re. Por nga ata pak libra që kam lexuar, i preferuari im është Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne nga Jack Weatherford. Është një libër magjepsës që e paraqet Genghis Khan-in në një mënyrë krejt të re. Na tregon se ai ka qenë një lider i madh laik, ndër të tjera”.
—Manmohan Singh, ish-kryeministër i Indisë
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 424 |
Përkthyes: | Fari Laçka |
Botues |
Libra të ngjashëm
-
Një grua në Berlin
1200 L -
Ujku i Wall Street-it
1500 L -
Lamtumirë Gabo dhe Mercedes
1000 L -
Historia ime
1400 L -
Një jetë në diplomaci
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.