E shoh çfarë po mendon

nga Joe Navarro

Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj.

1200 L

Categories: SKU: 9789928265166

AI THOTË SE ËSHTË OFERTA E TIJ MË E MIRË. A ËSHTË E TILLË?

AJO THOTË SE ËSHTË DAKORD. A ËSHTË VËRTET?

INTERVISTA SHKOI SHKËLQYER. APO JO?

AI THA SE NUK DO TA PËRSËRISTE MË. POR E BËRI SËRISH.

Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit: deshifroni mendimet dhe sjelljet, shmangni kurthet e fshehura, dhe zbuloni sjelljet mashtruese. Gjithashtu do të mësoni se si gjuha juaj e trupit mund të ndikojë në atë që shefi juaj, familja, miqtë, dhe të panjohurit, mendojnë për ju. Do të zbuloni:

  • Instinktet e lashta të mbijetesës që kontrollojnë gjuhën e trupit
  • Përse fytyra është pjesa më e pagjasë për të gjykuar ndjenjat e vërteta të dikujt
  • Çfarë zbulojnë gishtat e mëdhenj, këmbët, dhe qepallat për ndjenjat dhe motivet
  • Sjelljet më të fuqishme që zbulojnë vetëbesimin dhe ndjenjat tona të vërteta
  • Sjellje të thjeshta joverbale që krijojnë menjëherë besim
  • Sjellje të thjeshta joverbale që komunikojnë menjëherë autoritet

 

Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj.

[dt_gap height=”10″ /][dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /]

Për njëzetepesë vite, Joe Navarro ka qenë agjent special i kundërzbulimit në FBI dhe mbikëqyrës i specializuar në komunikimet joverbale. Ai është lektor në universitetin Saint Leo dhe në FBI. Marvin Karlins ka marrë doktoraturën për psikologji nga universiteti Princeton dhe është pedagog për menaxhimin në universitetin e South Florida-s. Është autor i njëzetetre librave dhe së fundmi ka bashkëpunuar me Joe Navarro-n për librin Phil Hellmuth Presents Read ‘Em and Reap.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “E shoh çfarë po mendon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top