Dranja

nga Martin Camaj

700 L

Categories: SKU: 9789995687724

“Dranja” mund të lexohet si një fabul naive alegorike; si një rrëfim pleqërishte me shëmbëlltyra krejt të ngjashme me ato të ligjërimit parathënës në Shkrimet; si një ushtrim i rafinuar hermeneutik mjeshtëror; si histori e mendimit, shpirtit dhe mundimit njerëzor; si histori e botës sonë, e rruzullimit ku ajo është pjesë dhe e gjithë rruzullimeve të tjera; si teori evolucioni të jetës dhe të gjallësisë prej kohës së akullnajave dhe të dinosaurëve deri në epokën e udhëtimeve nëpër galaksi; si shenjë e kullës malësore dhe e bunkerit të periudhës ideokratike; si dhimbje për vendlindjen e mbyllur në vete njësoj si breshka nën zhguall; si kërkim antropologjik dhe ontologjik deri në thelbin e vlerës së qenies njerëzore dhe të mbijetesës së saj; si hetim mbi etnotipin shqiptar dhe lidhjet e tij me tjetrin, afër apo larg qoftë.  Në librin “Dranja” të Camajt nuk ka kohë, por pakohësi, ose më saktë mbikohësi; nuk ka kalendar, por, ashtu si në epet e lashtësisë së thellë, si në “Gilgameshin” sumer, “Vedat vedante” sanskrite apo në “Qadeshin” e egjiptianëve, dita mund të jetë sa një mijëvjeçar dhe anasjelltas, mijëra vjet mund të vetëtijnë si një sy gjumë trimash legjendarë.

 

Shaban sinani

Pjesë nga parathënia

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top