Alain Bosquet – Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash. Libri juaj i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, shkruar më 1960, kur ju ishit njëzet e katër vjeç, u botua në frëngjisht më 1970. Ai tregon shumë më tepër, sesa ajo që lexohet. U poq në mijëra ndërgjegje dhe është tërësia e vazhdimësive të tyre psikike, estetike e, ndoshta, sociale. Në këtë bisedë nuk kemi ndër mend që të gjejmë një të vërtetë të vetme, por të pohojmë se të vërtetat e tij janë të shumta, madje kontradiktore. Nuk besoj se biografia apo gjeografia do t’i mjaftonin atij për të dhënë një bazë shpjeguese. Në çdo parabolë një vend të rëndësishëm zë dykuptimshmëria. Ç’do të ishte, në fund të fundit një libër pa dykuptimshmëri? E hasim atë tek “Hamleti”, te “Berenisa” e Rasinit, te “Fausti” i Gëtes e më vonë te “Procesi” i Kafkës, apo në veprat e Bulgakovit… Le të hidhemi, nëse dëshironi, në morinë e pyetjeve që do të marrin përgjigje, gjithë duke pranuar njëkohësisht që përgjigje të tjera janë ose të dëshiruara, ose po aq mashtruese. Në një anketë, tradita kërkon t’i drejtohemi fëmijërisë së atij për të cilin bëhet fjalë. Është një metodë si të tjerat për të arritur një lloj objektivizmi…
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L -
Kronikë në gur
1000 L -
Kështjella
1000 L -
Prilli i thyer
1000 L -
Kush e solli Doruntinën
900 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.