Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar. Për Ifemelun është e domosdoshme të ikë nga vendi i saj i varfër dhe asfiksues. E bukur e plot vetëbesim, ajo arrin të shkëlqejë në studimet universitare, por për herë të parë ndeshet me paragjykimet dhe racizmin amerikan. I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta. Megjithëse arrin të krijojë një jetë profesionalisht të suksesshme dhe të ketë një lidhje dashurie që s’ka të sharë, sërish brenda Ifemelut ngjallet pakënaqësia: ajo ndihet e huaj në jetën amerikane, nuk arrin të hedhë rrënjë dhe nuk gjen paqe. Vendos të kthehet në ardhe, por atdheu ka ndryshuar. E huaj në tokën e huaj dhe e huaj në vendin e saj, ajo tashmë është “Amerikane”. Një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin dhe identitetin.
Ata nuk e kuptonin dot pse njerëz si ai, që ishin rritur pa u munguar as buka, as uji, prapë ishin të zhytur në pakënaqësi, të mësuar qysh në lindje t’i hidhnin sytë gjetkë. përjetësisht të bindur se jeta e vërtetë ndodhte pikërisht atje, gjetkë, madje ishin të vendosur të bënin gjëra të rrezikshme, të paligjshme, vetëm për të ikur, ndonëse asnjëri prej tyre nuk po vdiste urie, nuk ishte dhunuar dhe nuk po largohej nga ndonjë fshat i djegur: thjesht ishin të etur për mundesi zgjedhjeje dhe siguri.
Pjesërisht histori dashurie, pjesërisht kritikë shoqërore, ky është një nga librat më të mirë që do të lexoni. Personazhet e tij janë përvijuar me shumë hollësi. Kur subjekti bëhet shumë i njohur – rreziqet e emigracionit, vështirësitë e të qenit i huaj në një tokë të re – Adichie gërmon edhe më thellë, duke gjetur mënyrën për të na i dhënë këto probleme në këndvështrime të reja.

Jini i pari që shqyrton “Amerikania” Anuloje përgjigjen
Libra të ngjashëm
-
Të padukshmet
1400 L -
Kamila, si flutur
800 L -
Kosherja
1200 L -
Jeta shpirtërore
1500 L -
Posta
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.