Rrathë

nga Martin Camaj

1000 L

Categories: SKU: 9789995687618

Gjuha e romanit dallohet për krahasime dhe frazeologji të shumta popullore, si dhe për leksikun e pasur, që mbështetet në variantin gjuhësor gegë. Madje autori nuk ngurron të pasurojë sipas rastit fjalorin e tij letrar edhe me njësi leksikore prej dialekteve arbëreshe të Italisë. E kjo ka të bëjë me bindjen e tij – të cilën e theksonte vazhdimisht në biseda e ligjërata të ndryshme – se gjuha shqipe do të arrinte të zhvillohej si një gjuhë letrare e gjithmbarshme vetëm në rast se në fushën e leksikut do të shfrytëzoheshin të gjitha burimet e saj të mundshme. Në këtë kuadër, Martin Camaj i referohej gjithmonë si shembull rastit të gjuhës gjermane, e cila ka ngadhënjyer tashmë pasurinë e saj leksikore dhe stilistike falë një procesi përpunimi gjuhësor që zgjati për shekuj të tërë. Sipas tij, për gjuhën e re të shkruar shqipe, e cila duhet të zhvillohej me ritme të përshpejtuara, ishte thelbësor eksperimentimi letrar.

 ELVIRA GLASER

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Rrathë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top