“…Kombinimi i saj i të folurit të drejtpërdrejtë me zgjuarsinë natyrale, do të mirëpritej në çdo kohë; por tani, kur poezia përpiqet më kot të dalë nga ngërçi, kur nuk ka më as grupime e as individë, por vetëm, në njërën anë, grupime ose individë pa kurrfarë talenti që vetëm mbështesin njëri- tjetrin dhe nga ana tjetër, kandidatë për zëdhënës të këtyre grupimeve, kjo mirëpritje bëhet e domosdoshme… Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski…”
– Michael Hofmann: “Mbi Luljeta Lleshanakun”; LONDON REVIEW OF BOOKS, Vol. 41, No. 7, Prill 2019
“…’Hapësira negative është gjithmonë pjellore.’ Kur hapim portën e traumës, ndeshemi me një zë të butë dhe inteligjent, me histori që i japin kuptim ekzistencës së përbashkët të njerëzimit, që i rikthejnë asaj dinjitetin. Në një botë të përçarë nga tmerri dhe dhuna, poezia e Lleshanakut është pafundësisht emocionuese, duke na zbutur ne, qytetarët e saj…”
– Citim nga fjala e jurisë së çmimit ndërkombëtar “GRIFFIN 2019”, Kanada
Libra të ngjashëm
-
Zoti zbret mbi jaseminë
500 L -
N’nji fije t’thellë gjaku
1000 L -
Rubairat
500 L -
Kristal
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.