Mjellma e zezë

Libri më me ndikim i shtatëdhjetepesë viteve të fundit; një zbulim novator i gjithçkaje që dimë rreth asaj që nuk dimë.

1500 L

Categories: SKU: 9789928265609

Mjellma e zezë është një ngjarje shumë e pagjasë me tre veçori kryesore: është e paparashikueshme, ka ndikim masiv dhe pasi ka ndodhur, sajojmë një shpjegim që e bën të duket më pak e rastësishme dhe më e parashikueshme nga ç’ishte. Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë Google ishte një mjellmë e zezë, ashtu siç ishte 11 shtatori. Për Nassim Nicholas Taleb, mjellmat e zeza janë baza e pothuajse gjithçkaje në botën tonë, nga krijimi i feve e deri te ngjarjet në jetët tona personale.

Përse e dallojmë fenomenin e mjellmave të zeza vetëm pasi ato kanë ndodhur? Sipas Taleb-it, një pjesë e përgjigjes është që njerëzit priren të mësojnë specifikat, kur në fakt duhet të përqendrohen tek e përgjithshmja. Ne përqendrohemi te gjërat që tashmë i dimë dhe vazhdimisht nuk marrim parasysh atë çfarë nuk dimë. Si rrjedhojë jemi të paaftë të vlerësojmë siç duhet mundësitë, jemi tepër të brishtë kundrejt impulsit për të thjeshtuar, rrëfyer dhe kategorizuar, e nuk jemi mjaftueshëm të hapur për të mbështetur ata që mund të përfytyrojnë të “pamundurën”.

Taleb ka studiuar për vite me radhë se si e gënjejmë veten duke menduar se dimë më shumë nga ç’dimë realisht. Ne e kufizojmë të menduarën me gjëra të pakuptimta dhe të parëndësishme, ndërkohë që ngjarjet madhore vazhdojnë të na surprizojnë e të na ndryshojnë botën. Përmes këtij libri, Taleb do të ndryshojë mënyrën se si e shihni botën.

Taleb është një shkrimtar jashtëzakonisht argëtues, i mprehtë, i drejtpër- drejtë, dhe tregon histori të pazakonta. Ai zotëron një sërë tematikash, që nga shkenca konjitive, te biznesi e deri te teoria e probabilitetit. Elegant, i mahnitshëm dhe universal në rëndësinë e tij, Mjellma e zezë është një libër monumental – një mjellmë e zezë më vete.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Mjellma e zezë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top