Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Mira Meksi
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë.”
Teuta d’Illyrie -Reine et pirate, prêtresse et amante Éditions Persée 2018
1200 L
Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat pushtonjëse të Teutës stratege.
Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta, dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teuta për gjeneralin grek Demetër Faros. Gjithçka për të ringjallur Ilirinë e humbur mjegullinave të kohës.
Libra të ngjashëm
-
Breznitë e Hankonatëve
500 L -
Spiritus
700 L -
Kronikë në gur
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.