Autobiografia e popullit në vargje
nga Ismail Kadare
500 L
Këto shënime janë shkruar dhe janë botuar në shtypin letrar në vitet ’70. Si të tilla, ato kanë gjurmët e kohës, të cilat në gjininë e eseistikës kanë qenë më të ndjeshme sesa në krijimtarinë e mirëfilltë letrare.
Shënimet po i jepen lexuesit sot të riprodhuara sipas njërit prej botimeve të asaj kohe. Në to nuk janë bërë ndryshime, qoftë edhe për mendime ose teza që autorit mund t’i duken sot të tejkaluara. Janë bërë vetëm disa shkurtime paragrafësh, për arsye zgjatjesh dhe përsëritjesh, si dhe zëvendësime pjesërisht të fjalëve të huaja. Në rastin e vetëm ku shkurtimi nuk ka pasur arsye teknike, është një mendim prej pesëmbëdhjetë radhësh për marrëdhëniet e Gjergj Fishtës me folklorin, mendim prej të cilit autori ka hequr dorë publikisht.
Për të tjerat, njëfarë naiviteti, entuziazmi ose mendime përjashtuese, sidomos kur është fjala për polemika ndërballkanike, autori i ka lënë ashtu siç janë shkruar, jo për ndonjë këmbëngulje dhe, aq më pak, për ripohim të plotë të tyre, por sepse qortimi i tyre do të kërkonte një libër të ri.
Libra të ngjashëm
-
Mbi krimin në Ballkan
500 L -
Midis krimeve dhe mirazheve
1500 L -
Unaza në kthetra
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.