Kur Ismail Kadare shkroi “Nata me hënë” mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e “Koncert në fund të stinës”, tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas “vetëvrasjes” misterioze të kryeministrit. E vërteta është se “Nata me hënë” nuk është një roman i pafajshëm. Ai tingëllon si një mbrojtje për respektimin e individit përpara kësaj “neve” mbytëse, përgjuese, oruelliane. Shoqëria e gjurmon jetën private të heroinës, vajzës së re Mariana, dhe regjimi përzihet në çështjet morale të grigjës së vet, i kolektivizon fatet njerëzore. “Pasi kujtoi edhe një herë shqetësimin e Partisë për lumturinë e njerëzve”, lexojmë në kapitullin IX.
Mariana është viktimë e një hetimi të vërtetë të jetës së saj private, që është e sanksionuar me një superstrukturë, që jep diploma të sjelljes së mirë apo qorton, siç e kemi parë tashmë te “Dimri i vetmisë së madhe”, pas prishjes së fejesës së Besnikut me Zanën.
Libra të ngjashëm
-
Kronikë në gur
1000 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Qorrfermani
700 L -
Fabula Rasa
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.