Kadare, leximi dhe interpretimi

nga Ismail Kadare

1000 L

Categories: SKU: 9789928186478

80-vjetori është vetëm një shkak fatlum që vepra e një autori si Ismail Kadare të përballet me kritikën. Në studimet e mirëfillta letrare koha nuk përbën një peshë, përkundrazi, ajo ndihmon në krijimin e një vizioni më të qartë dhe pa komplekse rreth veprës dhe autorit të saj.
Në këtë përmbledhje me studime alternohen këndvështrimet e thella, siç është ai mbi sakrificën që ka si autor akademik Rexhep Ismajlit apo ai mbi besën i studiueses Blerina Suta, me persiatjet e Bashkim Shehut dhe Visar Zhitit. Qëndrojnë në harmoni të plotë shestimet filologjike të Matteo Mandalà, me studimin gjuhësor të Emine Sadikut etj.
Një Kadare i studiuar është një Kadare i gjallë dhe pa shenja moshe, prandaj krahas interesit të leximit të veprës së tij, mbetet një shenjë tejet pozitive, fakti që ky autor tërheq studiuesit e rinj dhe të vjetër, të cilët, në disiplinat përkatëse, hulumtojnë aspekte ende të panjohura të veprës së tij.
Ky vëllim me studime kontribuon në rritjen e lexueshmërisë së tekstit kadarean, një tekst jo i thjeshtë, që në kohë të ndryshme ka marrë funksione risi-sjellëse, ndërtimtare e nganjëherë edhe detonuese, duke u kthyer madje nën diktaturë në një periskop shpresëdhënës për një masë lexuesish që mbanin kontaktet me lirinë pikërisht nëpërmjet veprës së tij.
Krahas aspekteve tjera kremtuese të këtij 80-vjetori, ky vëllim dëshmon se vepra e Kadaresë vijon të zgjojë edhe në nënvetëdijen e lexuesit ndjesi të reja, duke mbetur kapërthyese dhe e magjishme, një ftesë e përhershme për të kapërcyer pragun e laboratorit të artistit.
Ardian Ndreca

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kadare, leximi dhe interpretimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm

Title

Go to Top