Fitues i Business Book of the Year 2019 nga Financial Times dhe McKinsey & Company, dhe Royal Society Science Book Prize 2019
Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike. Caroline Criado Perez sjell për herë të parë të sintetizuara një rrjet studimesh, rrëfimesh e hulumtimesh nga e gjithë bota, që ilustrojnë mënyrat e fshehura se si gratë janë lënë në harresë dhe ndikimin e thellë që kjo gjë ka te të gjithë.
IMAGJINO NJË BOTË KU…
• Telefoni yt është shumë i madh për dorën tënde
• Doktori yt të përshkruan medikamente që janë të dëmshme për trupin tënd
• Nëse aksidentohesh me veturë, shanset janë 47% më të mëdha që të lëndohesh rëndë
NËSE KËTO TË DUKEN TË NJOHURA, ME GJASË JE GRUA
“Një libër që ju bën ta shihni botën ndryshe.” – Sunday Times
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 456 |
Përkthyes: | Lira Sejdini |
Botues |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.